Furkan Naci Top
04 Tetor 2017•Përditësim: 04 Tetor 2017
ATHINË (AA) - Një gjykatë në Greqi ka marrë vendim për ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të shtetasit rus Aleksandr Vinnik, i cili kërkohet me akuzën për pastrim të katër miliardë dollarëve përmes internetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Me vendimin të gjykatës në Selanik, miratohet kërkesa e SHBA-ve për ekstradimin e Aleksandr Vinnik, i cili ka mohuar akuzat dhe ka të drejtë që lëndën ta dërgojë në Gjykatën Supreme të Greqisë.
Vinnik kërkohej nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për posedim të një prej faqeve më të mëdha të internetit e lidhur me krime kibernetike dhe për larje të afër katër miliardë dollarëve përmes kriptovalutës "Bitcoin" që nga viti 2011.
Vinnik ishte kapur në një hotel në afërsi të Selanikut. Ekstradimin e tij nga Greqia e ka kërkuar edhe Rusia.