Riyaz Khaliq Khaliq
08 Nëntor 2023•Përditësim: 08 Nëntor 2023
Kina ka zbuluar se ka rënë dakord me SHBA-në për të punuar për një samit të mundshëm në San Francisco mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe presidentit amerikan, Joe Biden, transmeton Anadolu.
"Kina dhe SHBA-ja u pajtuan të punojnë së bashku drejt një samiti në San Francisco", tha Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, në përgjigje të raporteve për një takim të mundshëm midis presidentëve të dy vendeve.
Megjithatë, Wang tha se rruga drejt samitit "nuk do të jetë lundrim i thjeshtë".
"As nuk mund t’ia lëmë autopilotit që të na çojë atje (në San Francisco)", tha Wang.
Washingtoni do të jetë nikoqir i një samiti të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, ku liderët rajonal do të mblidhen në qytetin amerikan.
SHBA-ja ka bërë presion për ta materializuar samitin midis presidentëve Xi dhe Biden, i cili nëse ndodh, do të jetë një moment kryesor i ngjarjes globale në San Francisco.
Për herë të parë, presidentit Xi dhe Biden u takuan në Indonezi nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa dy ekonomitë kryesore të botës po lëvizin për t’i stabilizuar lidhjet dypalëshe, të cilat kanë pasur probleme që nga administrata e ish-presidentit Donald Trump.