Ekonomi

Lavrov: SHBA-ja e shtyn Evropën drejt falimentimit

Kryediplomati rus, Lavrov tha se SHBA-ja me politikën e saj i ka shkaktuar dëm ekonomisë evropiane

Emre Gürkan Abay  | 08.11.2023 - Përdıtësım : 08.11.2023
Lavrov: SHBA-ja e shtyn Evropën drejt falimentimit

Moskë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov tha se SHBA-ja po e shtyn Evropën drejt falimentimit, raporton Anadolu.

"Sipas vlerësimeve më modeste brenda një viti e gjysmë të fundit, kompanitë evropiane kanë humbur 250 miliardë euro për shkak të sanksioneve të njëanshme perëndimore. Kjo është shifër e madhe", tha Lavrov gjatë fjalimit në një tryezë të rrumbullakët në Moskë.

Në takimin ku morën pjesë ambasadorët e disa vendeve u diskutua për zgjidhjen e krizës ukrainase. Lavrov theksoi se SHBA-ja me politikën e saj i ka shkaktuar dëm ekonomisë evropiane.

"Derisa Washingtoni nxjerr përfitime me industrinë e saj ushtarake, nga ana tjetër po e shtyn Evropën drejt falimentimit", tha kryediplomati rus.

Ai vuri në dukje se SHBA-ja po e detyron Evropën të blejë gazin e saj të lëngshëm natyror me çmim të shtrenjtë.

"Kompanive evropiane po ua imponon ligjet e saj egoiste dhe i detyron ato të zhvendosin operacionet e tyre jashtë vendit, ku kostot janë më të ulëta. Washingtoni, i cili detyron Bashkimin Evropian të heqë dorë nga gjithçka që është ruse, vazhdon të blejë uranium dhe materiale të tjera kyçe nga Rusia", theksoi Lavrov.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın