Fatih Hafız Mehmet
13 Prill 2017•Përditësim: 14 Prill 2017
ATHINË (AA) – Greqia të enjten ka kthyer 21 migrantë në Turqi si pjesë e marrëveshjes së ripranimit midis BE-së dhe Turqisë, bënë të ditur autoritetet greke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarëve, të gjithë 21 migrantët janë burra, të cilëve aplikimet për azil u janë refuzuar.