Hajer M'tırı
13 Prill 2017•Përditësim: 14 Prill 2017
PARIS (AA) - Trileri "In the Fade", që pasqyron komunitetin turk në Gjermani, është një nga filmat në garë për “Palmën e Artë” në festivalin tradicional të filmit që mbahet në Kanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Rrëfimi i i regjisorit turko-gjerman, Fatih Akin, tregon historinë e hakmarrjes së një gruaje për familjen e saj, pas një shpërthimi të bombës në Hamburg.
“Festivali i cili do të nis muajin e ardhshëm, këtë vit do të shënojë jubileun e 70-të dhe në të do të shfaqen 49 filma nga 29 shtete”, thuhet në ueb-faqen e festivalit.