Bekim Laci
13 Prill 2017•Përditësim: 13 Prill 2017
SHKUP (AA) - Delegacioni i Britanisë së Madhe pjesë e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ka thënë në një njoftim në Twitter se drejtori i kësaj organizate i ka njoftuar se hetuesit kanë filluar të analizojnë mostrat e marra nga sulmi me armë kimike në Han Shejhun të Sirisë, ditë më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e publikuar në Twitter, delegacioni britanik thotë se drejtori i OPCW-së, Ahmet Uzumcu ka thirrur një takim urgjent të enjten nga shkaku se misioni për zbulimin e fakteve ka filluar mbledhjen e dëshmive lidhur për sulmin vdekjeprurës të 4 prillit në Han Shejhun, në të cilin sipas delegacionit, kanë humbur jetën rreth 90 persona.
Në publikimin në Twitter thuhet më tej se mostrat tashmë janë duke u testuar dhe se misioni pritet të raportojë gjetjet më së voni për tre javë.