Gorana Jakovljevic
20 Korrik 2022•Përditësim: 20 Korrik 2022
Zjarri që shpërtheu të martën në malin Penteli është duke u përhapur drejt vendbanimeve në afërsi të kryeqytetit grek Athinë, bëri të ditur shërbimi zjarrfikës grek, transmeton Anadolu Agency (AA).
Është urdhëruar evakuimi për banorët Drafia, vendbanim në rajonin malor, ndërsa banorët e zonës Penteli, Nea Penteli, Daou dhe Dioni janë paralajmëruar të qëndrojnë në gatishmëri dhe presin udhëzime të mëtejshme nga autoritetet.
Zjarri, falë erërave të forta, u zhvendos shpejt nga bimësia e ulët në zonat e pyllëzuara.
"Kjo është një situatë e vështirë", deklaroi për televizionin shtetëror ERT, Giannis Artopios, përfaqësues i shërbimit zjarrfikës.
Me zjarrin momentalisht luftojnë 78 zjarrfikës me 22 makina zjarrfikëse, 5 ekipe dhe 28 zjarrfikës nga Rumania, me tre cisterna. Në fikjen e zjarrit ndihmojnë 11 avionë dhe 5 helikopterë.