Ahmet Gençtürk
26 Janar 2022•Përditësim: 26 Janar 2022
Të paktën tre persona u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në kryeqytetin grek Athinë mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë në avenynë "Andrea Syngrou", një nga arteriet kryesore të qytetit, sipas transmetuesit publik grek ERT.
Një person 77-vjeç pësoi djegie të rënda në krahët dhe këmbët si pasojë e shpërthimit dhe u dërgua me urgjencë në spital, thuhet më tej.
Shpërthimi dëmtoi rëndë edhe tre ndërtesa të tjera aty pranë, duke shkaktuar bllokim trafiku. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shuar flakët e shkaktuar nga shpërthimi, raporton ERT.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të shpërthimit.