Sena Güler
11 Shtator 2020•Përditësim: 11 Shtator 2020
Greqia të enjten mohoi të ketë marrë pjesë në bisedime teknike me delegacionin ushtarak turk në selinë e NATO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia greke e lajmeve ANA citoi burime diplomatike në Athinë duke thënë se delegacioni grek nuk "shkëmbeu mendime" me autoritetet turke.
"Ata thanë se një oficer grek shkoi në Zyrën e kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s për të paraqitur komentet e Greqisë mbi propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s mbi një mekanizëm të mundshëm të de-përshkallëzimit", theksoi ANA.
"Kryetari i Komitetit Ushtarak i kërkoi oficerit grek një seri sqarimesh mbi komentet e paraqitura", thuhet më tej.
Duke pretenduar se "nuk kishte dialog me oficerët turq", burimet thanë se deklaratat e Turqisë në takim ishin "pjesë e përpjekjes së vazhdueshme të Turqisë për të paraqitur një pamje joreale në mënyrë që të shmangen sanksionet e mundshme".
Më parë, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë bëri të ditur se takimi teknik në selinë e NATO-s midis delegacioneve ushtarake turke dhe greke kishte përfunduar.
"Të dyja palët diskutuan masat që synojnë parandalimin e angazhimit të mundshëm ushtarak në Mesdheun Lindor", tha ministria në një deklaratë.
Një tjetër takim pritet të mbahet në ditët në vijim, shtoi ai.
Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.
Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije shpimi për të kërkuar energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.
Dialogu për ndarjen e këtyre burimeve në mënyrë të drejtë do të jetë një fitore për të gjitha palët, thonë zyrtarët turq.