Bota

Greqi, zbulohet uranium në ujin e pijshëm në qytetin Serres

Pirja dhe përdorimi i ujit për gatim është ndaluar në pesë zona banimi në qytetin Serres në veri të Greqisë, pasi gjatë inspektimeve u zbulua uranium në nivele të rrezikshme në ujin e pijshëm

Ayhan Mehmet  | 23.05.2025 - Përdıtësım : 26.05.2025
Greqi, zbulohet uranium në ujin e pijshëm në qytetin Serres

Komotini

Pirja dhe përdorimi i ujit për gatim është ndaluar në pesë zona banimi në qytetin Serres në veri të Greqisë, pasi gjatë inspektimeve u zbulua uranium në nivele të rrezikshme në ujin e pijshëm, raporton Anadolu.

Si rezultat i matjeve të kryera në kuadër të direktivës përkatëse të Bashkimit Evropian (BE), uraniumi u zbulua mbi kufijtë ligjorë në ujin e pijshëm në vendbanimet Lefkonas, Christos, Metochi, Melenikitsi dhe Chrysopigi.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Bashkisë Serres (DEYAS), Nikos Safarikas deklaroi se kontrollet janë përsëritur në intervale të shpeshta dhe mostrat e marra janë dërguar për analiza në Qendrën Kërkimore "Demokritos", laboratori i vetëm i autorizuar në vend.

Safarikas tha se DEYAS ka filluar përgatitjet e projektit për punimet e pastrimit të ujit në rajonet ku është përcaktuar uranium.

Guvernatori i qytetit Serres, Panagiotis Spyropoulos tha se çështja po merret seriozisht, ndërsa theksoi se populli nuk duhet të bëjë panik.

Ai shtoi se testet e reja filluan shpejt pas matjeve të para dhe se aktualisht priten rekomandimet zyrtare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.