Mehmet Hatipoğlu
22 Dhjetor 2017•Përditësim: 22 Dhjetor 2017
ATHINË (AA) – Një sulm me bombë është kryer ndaj Gjykatës së Apelit në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët bëjnë të ditur se bomba e vendosur në një çantë, e cila ishte lënë në hyrje të gjykatës në lagjen Lukareos në qendër të qytetit, shpërtheu rreth orës 3.30, sipas orës lokale.
Si pasojë e sulmit ka dëme materiale në ndërtesën e Gjykatës dhe në ndërtesat përreth.
Mediat greke bëjnë të ditur se para shpërthimit një person i panjohur ka njoftuar gazetën “Efimerida Sintakton” me telefon dhe ka treguar se pas 35 minutash do të shperthejë një bombë. Pas këtij denoncimi, policia ka marrë masa.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.