Furkan Naci Top
14 Nëntor 2018•Përditësim: 15 Nëntor 2018
ATHINË (AA) - Punonjësit e sektorit publikë në Greqi kanë shkuar në një grevë 24 orëshe me kërkesë për tërheqjen e masave shtrënguese dhe rritjen e rrogave, raporton Anadolu Agency (AA).
Greva organizohet me thirrjen e Federatës së Punonjësve Publikë (ADEDY), ndërsa protestuesit organizuan demonstrata në kryeqytetin e vendit, Athinë.
Mijëra punonjës të sektorit publik dhe punëtorë marshuan deri tek ndërtesa e parlamentit, duke kërkuar rimbursimin e ndërprerjeve të bëra në kuadër të masave shtrënguese si dhe rritjen e të drejtave sociale.
Për shkak të grevës ndodhën ndërprerje në shërbimet publike, komuna dhe spitale.
Sindikatat kërkojnë ringritjen e pagave të cilat janë ulur për rreth 40 për qind, rimbursimin e ndërprerjeve të bëra në kuadër të masave shtrënguese dhe rritjen e pensioneve.
Pas përfundimit të paketave 8 vjetore shpëtuese më muajin gusht të këtij viti, qeveria greke kishte premtuar reduktimin e taksave në disa fusha dhe rritjen e pagës minimale.
Por për të bërë këtë administrata e Athinës duhet të marrë miratimin e kreditorëve prej të cilave ka marrë borxh.
Së fundmi Parlamenti i Greqisë kishte miratuar rregulloren e cila parasheh për një rimbursim prej 820 milionë eurove për punonjësit publik.