Saadet Firdevs Aparı
19 tetor 2021•Përditësim: 20 tetor 2021
Gjykata në Los Angeles të SHBA-së miratoi kërkesën e repistit, producentit dhe stilistit të famshëm botëror Kanye Omari West për të ndryshuar emrin e tij në vetëm "Ye" pa mbiemër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në dokumentet zyrtare të gjykatës përfshihet deklarata e gjyqtares Michelle Williams se "Për shkak se nuk ka kundërshtime, kërkesa për ndryshim të emrit është pranuar".
Repisti prej vitesh në median sociale e prezanton veten si "Ye" ndërsa në vitin 2018 kërkesën e tij për ndryshimin e emrit e theksoi me postimin "Zyrtarisht njihem si Kanye West. Unë jam Ye".
Këngëtari i famshëm ka titulluar "Ye" edhe albumin e tij në vitin 2018. Në intervistat e tij ai ka thënë se "Ye" që është shkurtimi i emrit të parë të dashur prej tij është një fjalë që përmendet shpesh në Bibël.