Bota

Gjermania kërkon nga Rusia lirimin e liderit opozitar Navalny

"Rusia duhet të sigurojë mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe të drejtave civile, sipas kushtetutës së saj dhe detyrimeve ndërkombëtare. Sigurisht këto parime duhet të zbatohen edhe për Alexey Navalny. Navalny duhet lirohet menjëherë" tha ministri Maas

Cüneyt Karadağ   | 18.01.2021
Gjermania kërkon nga Rusia lirimin e liderit opozitar Navalny

Berlin

Gjermania i bëri thirrje Rusisë për lirimin e menjëhershëm të opozitarit rus Alexey Navalny, i cili u arrestua në Moskë menjëherë pas kthimit nga Gjermania, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, duke bërë një deklaratë me shkrim lidhur me arrestimin e Navalny, reagoi ndaj qeverisë se Moskës.

Ai tha se Navalny menjëherë pasi është shëruar ka dhënë një vendim të vetëdijshëm për t'u kthyer në Rusi.

"Është plotësisht e pakuptueshme që autoritetet ruse kanë arrestuar atë menjëherë pasi ka mbërritur. Rusia duhet të sigurojë mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe të drejtave civile, sipas kushtetutës së saj dhe detyrimeve ndërkombëtare. Sigurisht këto parime duhet të zbatohen edhe për Alexey Navalny. Navalny duhet lirohet menjëherë", tha Maas.

Duke theksuar se Navalniy ishte viktimë e një sulmi serioz helmues në tokën ruse, Maas vuri në dukje se ata vazhdojnë të presin që Rusia të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të hetuar plotësisht këtë sulm dhe për t'i sjellë autorët para drejtësisë.

Ndryshe, 44-vjeçari Navalny është një kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin. Ai u sëmur në muajin gusht të vitit 2020 gjatë një fluturimi për në Moskë. Pas aterimit emergjent në qytetin siberian Omsk, ai kaloi dy ditë në një spital rus dhe më pas u dërgua në Berlin për mjekim.

Pas testeve në disa laboratorë, zyrtarët gjermanë thanë se Navalny ishte helmuar me agjentin nervor "Novichok", i cili gjithashtu u përdor, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në një sulm të vitit 2018 ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në qytetin britanik të Salisbury.

Navalny u arrestua menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Moskës nga Gjermania.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.