Bota, Sport

Gjendet e vdekur atletja keniane, Agnes Tirop

"Atletja 25-vjeçare dyshohet se u ther me thikë nga bashkëshorti i saj", tha Federata e Atletikës së Kenias

Andrew Wasike Shimanyula  | 13.10.2021 - Përdıtësım : 14.10.2021
Gjendet e vdekur atletja keniane, Agnes Tirop

Nairobi

Atletja olimpike e Kenias, Agnes Tirop u gjet e vdekur sot në shtëpinë e saj në qarkun Elgeyo-Marakwet, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për mediat, Barnaba Korir, kryetare e Federatës së Atletikës së Kenias në rajonin Nairobi tha se raportet paraprake tregojnë se Tirop pësoi plagë nga goditja me thikë.

Në një deklaratë me shkrim, Federata e Atletikës së Kenias, organi kryesor drejtues për sportin e atletikës në vend tha: "Federata e Atletikës së Kenias është e shqetësuar këtë pasdite kur mësoi në lidhje me vdekjen e parakohshme të fitueses së medaljes së bronztë botërore në 10 mijë metra Agnes Tirop".

"Kenia ka humbur një xhevahir i cili ishte një nga gjigantët e atletikës me rritjen më të shpejtë në skenën ndërkombëtare", thuhej në deklaratë.

Dyshohet se Tirop, 25-vjeçe u godit me thikë nga "burri" i saj, por vuri në dukje se detektivët po punojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth vdekjes së saj.

Ajo u rendit e katërta në finalen prej 5.000 metra në Lojërat Olimpike të kësaj vere në Tokio.

Më 12 shtator, ajo theu rekordin në 10.000 metra për femra në "Road to Records Race" në Gjermani.

Në tetor, Tirop fitoi medaljen argjendi në Gjenevë, në garën e gjigantëve të mbajtur në Suedi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.