Bota

Gaza, ushtarët izraelitë plagosin fotoreporterin e AA-së

Fotoreporteri i AA-se u qëllua me armë zjarri në krahun e majtë pas së cilës u transportua në një spital të Gazës

Zeynep Hilal Karyağdı  | 23.06.2018 - Përdıtësım : 24.06.2018
Gaza, ushtarët izraelitë plagosin fotoreporterin e AA-së Foto: Atiyye Darwish / AA

Gaza

GAZA (AA) - Ushtarët izraelitë kanë plagosur fotoreporterin e Anadolu Agency (AA), Ali Yadallah, i cili po ndiqte protestat paqësore të palestinezëve në Rripin e Gazës pranë kufirit me Izraelin, raporton Anadolu Agency (AA).

Fotoreporteri i AA-së u qëllua me armë zjarri në krahun e majtë pas së cilës u transportua në një spital të Gazës.

Forcat izraelite kanë ndërhyrë mbi demonstruesit e mbledhur në zonë.

Ushtarët izraelitë gjatë protestave të qeta të "Marshit të Madh të Kthimit", të cilat mbahen nga 30 marsi në kufirin e Gazës, kanë vrarë 128 palestinezë dhe kanë plagosur mbi 14.000 të tjerë.

Palestinezët më 30 mars, me rastin e Ditës së Tokës, kanë organizuar demonstrata paqësore "Marshi i Madh i Kthimit" në kufirin midis Rripit të Gazës dhe Izraelit.

Ushtarët izraelitë kundër popullatës civile që kërkojnë "kthimin në territorin nga i cili është dëbuar, si dhe heqjen e bllokadës së Gazës që është vendosur që nga viti 2006" shpesh përdorin municione luftarake.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.