Bota

Gaza, 85 palestinezë vriten në sulmet e fundit të Izraelit

- Ushtria izraelite shënjestroi shtëpitë dhe tendat palestineze ku të zhvendosurit po strehoheshin në pjesë të ndryshme të Gazës, duke hedhur gaz lotsjellës dhe hapur zjarr ndaj civilëve të mbledhur në qendrën e shpërndarjes së ndihmave

Ramzi Mahmud, Hosni Nedim, Ali Semerci  | 17.07.2025 - Përdıtësım : 17.07.2025
Gaza, 85 palestinezë vriten në sulmet e fundit të Izraelit Fotografi : /AA

Gaza

GAZA (AA) - Në sulmet e nisura nga ushtria izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës që nga mëngjesi i djeshëm, 85 palestinezë, përfshirë fëmijë, janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, si dhe burimeve spitalore dhe dëshmitarëve okularë, ushtria izraelite shënjestroi shtëpitë dhe tendat palestineze ku të zhvendosurit po strehoheshin në pjesë të ndryshme të Gazës. Forcat izraelite hodhën gaz lotsjellës dhe hapën zjarr ndaj civilëve të mbledhur në qendrën e shpërndarjes së ndihmave.

Në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj një turme të mbledhur pranë një qendre ndihme amerikano-izraelite në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Khan Younis, 15 persona u vranë nga gazi i rëndë lotsjellës, gjashtë u vranë nga të shtënat me armë zjarri dhe shumë të tjerë u plagosën.

Izraeli gjithashtu goditi një tendë në zonën Mewasi të Khan Younisit. Tetë palestinezë, përfshirë tre fëmijë, vdiqën në sulmin ajror dhe shumë të tjerë u plagosën.

Dy të tjerë, anëtarë të familjes Levh, u vranë në një sulm të ushtrisë izraelite ndaj një shtëpie në lagjen Sabra të Khan Younisit dhe katër persona u vranë kur ushtria izraelite shënjestroi tendat e të zhvendosurve në qytet.

Një apartament, një tendë që strehon persona të zhvendosur dhe një kafene në Kampin e Refugjatëve Nusayrat në Rripin e Gazës qendrore u shënjestruan gjithashtu nga bombat izraelite. 11 palestinezë humbën jetën në bombardime.

Dy persona u vranë, përfshirë një fëmijë, si dhe shumë të tjerë u plagosën kur ushtria izraelite shënjestroi një shtëpi në lagjen Sabra në jug të qytetit të Gazës në Rripin e Gazës veriore. Dy palestinezë u vranë, përfshirë një fëmijë, si dhe shumë të tjerë u plagosën kur ushtria izraelite shënjestroi një grup palestinezësh në rrugën Abu Hasira në perëndim të qytetit të Gazës.

Katër palestinezë u vranë dhe 12 u plagosën kur forcat izraelite bombarduan një shtëpi në qytetin Jibaliya në veri të Rripit të Gazës.

Dy persona u vranë si pasojë e bombardimeve izraelite në zonën Al-Zarqa dhe zonën e Xhamisë Bin Siltan në lagjen At-Tuffah në verilindje të qytetit të Gazës.

Tre persona, përfshirë një fëmijë, u vranë kur ushtria izraelite shënjestroi një shtëpi në qytetin perëndimor të Gazës, ndërsa një person tjetër u vra kur ushtria izraelite bombardoi zonën e Qytetit të Vjetër të lagjes Az-Zaytun.

Pesë persona u vranë në një sulm nga ushtria izraelite që shënjestroi një shtëpi që i përkiste familjes Al-Khattab në lagjen Sabra në jug të Qytetit Gaza në pjesën veriore të enklavës.

Tetë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën kur ushtria izraelite shënjestroi palestinezët e mbledhur në bllokun e 1-rë dhe të 3-të të Kampit të Refugjatëve Bureyj në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Shtatë palestinezë, katër prej të cilëve ishin nga e njëjta familje, humbën jetën në dy sulme ajrore të kryera nga avionët luftarakë izraelitë në qytetin Deir al-Balah.

Katër palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit që shënjestroi zonën përreth një qendre shpërndarjeje ndihmash pranë kryqëzimit Netzarim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın