Bota, Koronavirusi

Francë, shënohen mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19

Me 10.561 raste të reja të COVID-19 në 24 orët e fundit arrin në 373.911 numri i rasteve në Francë

Yusuf Özcan  | 13.09.2020 - Përdıtësım : 14.09.2020
Francë, shënohen mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19

Paris

Në 24 orët e fundit në Francë janë shënuar 10.561 raste me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Institucioni i shëndetit publik thuhet se numri i rasteve ditore në vend vazhdon të rritet. Me 10.561 raste të reja të COVID-19 në 24 orët e fundit arrin në 373.911 numri i rasteve në Francë.

Me 17 humbje të jetëve në spitale, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 30.910 ndërsa vazhdon trajtimi për 5.230 persona, ku 663 prej tyre ndodhen në kujdesin intensiv.

Derisa vazhdon rritja e numrit të personave që ndodhen në kujdes intensiv, në vend gjithashtu vazhdon edhe përkeqësimi i pandemisë.

Kryeministri Jean Castex në një konferencë për media ditë më parë bëri të ditur se afatin e izolimit për të prekurit me COVID-19 do ta ulin nga 14 në 7 ditë.

Castex njoftoi se është rritur në 42 numri i rajoneve të cilat ndodhen në kategorinë e kuqe nga pikëpamje e pandemisë.

Këshilli shkencor njoftoi për shqetësimin se në vend mund të përjetohet vala e dytë në vjeshtë ose në muajt e dimrit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın