Bota

Francë, evakuohet kampi i refugjatëve

Policia ka kryer një operacion për evakuimin e 600 refugjatëve që jetonin në çadra në qendër të qytetit Nantes

Yusuf Özcan  | 20.09.2018 - Përdıtësım : 21.09.2018
Francë, evakuohet kampi i refugjatëve

Paris

PARIS (AA) - Policia franceze ka evakuuar rreth 600 persona që jetonin në një kamp refugjatësh në qytetin Nantes në veriperëndim të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në mediat franceze, mësohet se policia ka kryer një operacion për evakuimin e 600 refugjatëve që jetonin në çadra në qendër të qytetit Nantes.

Bëhet e ditur se refugjatët janë dërguar me autobusë në pesë salla sporti të ndryshme dhe se në kohën më të afërt do të vendosen nëpër qendra të strehimit.

Ndërkohë theksohet se gjykata në Nantes ditën e djeshme kishte marrë vendim për evakuimin e kampit të refugjatëve.

Refugjatët në kamp ishin evakuuar edhe më parë nga çadrat ku ata jetonin në lagje të ndryshme të qytetit Nantes.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın