Alaattin Doğru
04 Janar 2022•Përditësim: 04 Janar 2022
Në Francë në 24 orët e fundit janë regjistruar 67.461 raste me koronavirusin e ri COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Shëndetit Publik, në gjithë vendin janë regjistruar 67.461 raste dhe 181 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.
Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë shkoi në 124.212. Në spitale 3.654 pacientë me COVID-19 janë nën kujdes intensiv dhe 19.606 tjerë janë të hospitalizuar.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 52.927.791 persona, që përkon me 78,5 për qind të popullsisë franceze, kanë marrë të paktën 1 dozë vaksine.
Në Francë, të premten, më 31 dhjetor, me 232.200 raste, është shënuar numri më i lartë i rasteve që nga fillimi i pandemisë së COVID-19.