Bota

Forcat turke ndërmarrin operacion ajror në veri të Irakut

Operacioni është ndërmarrë kundër objektivave terroriste në veri të Irakut në përputhje me Nenin 51 të Kartës së OKB-së, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë

Sarp Özer  | 13.12.2018 - Përdıtësım : 14.12.2018
Forcat turke ndërmarrin operacion ajror në veri të Irakut

Ankara

ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën operacion antiterrorist ajror në rajonet Sinxhar dhe Karaxhak në veri të Irakut, rajone këto të përdorura si baza nga terroristët e PKK-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacioni është ndërmarrë kundër PKK/KCK/PYD/YPG-së dhe elementeve të tjera terroriste me qëllim mënjanimin e sulmeve terroriste ndaj popullatës dhe forcave të sigurisë nga veriu i Irakut dhe për të garantuar sigurinë kufitare, në përputhje me Nenin 51 të Kartës së OKB-së, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Forcat turke kanë shënjestruar strehimore, bunkerë, tunele dhe depo të terroristëve, duke shfaqur kujdes maksimal për popullatën civile dhe mjedisin.

"Sikurse në të kaluarën, TSK ka vendosmërinë dhe vullnetin për t'i përmbushur detyrat me besim të palëkundur për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e shtetit dhe popullit tonë", thuhet në njoftimine ministrisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın