Bota

Forcat turke marrin pjesë në stërvitjen e NATO-s “Steadfast Dart-26”

“Njësitë e Forcave Tokësore Turke janë vendosur nga Porti i Emdenit në Zonën e Trajnimit Bergen-Hohne”, tha Ministria turke e Mbrojtjes

Fatma Sevinç Çetin  | 09.02.2026 - Përdıtësım : 09.02.2026
Forcat turke marrin pjesë në stërvitjen e NATO-s “Steadfast Dart-26”

Ankara

Njësitë tokësore të Forcave të Armatosura të Turqisë që kishin arritur në Portin e Emdenit, janë transferuar në Zonën e Trajnimit dhe Ushtrimeve të Bergenit, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu.

“Njësitë e Forcave Tokësore Turke janë vendosur nga Porti i Emdenit në Zonën e Trajnimit Bergen-Hohne”, tha ministria në platformën sociale turke NSosyal.

Forcat e Armatosura Turke do të marrin pjesë në ushtrimin më të madh të NATO-s të vitit, “Steadfast Dart-26”, nga 8 deri më 20 shkurt, me një forcë prej rreth 2.000 personash që përfshin elementë tokësorë dhe detarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın