Bota

Forcat izraelite shkatërrojnë monumentin e dëshmorit palestinez në Kudsin Lindor

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA tha se forcat izraelite shkatërruan monumentin në rrethin Beit Hanina të Kudsit Lindor, që ishte ndërtuar shumë vite më parë në kujtim të dëshmorit Al-Muslumani

Esat Fırat  | 19.01.2021 - Përdıtësım : 19.01.2021
Forcat izraelite shkatërrojnë monumentin e dëshmorit palestinez në Kudsin Lindor

Kuds

Autoritetet izraelite shkatërruan monumentin e palestinezit 20-vjeçar Mexhdi Al-Musulmani, i cili ra dëshmor në Intifadën e Dytë, në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA tha se forcat izraelite shkatërruan monumentin në rrethin Beit Hanina të Kudsit Lindor, që ishte ndërtuar shumë vite më parë në kujtim të Al-Muslumanit.

Nga ana tjetër, në një deklaratë me shkrim të bërë nga Këshilli i zonave palestineze Beit Hanina dhe Suafat, u dënua shkatërrimi i monumentit nga forcat izraelite.

Ndërkaq, asnjë deklaratë nuk është lëshuar nga autoritetet izraelite në lidhje me prishjen e monumentit.

Musulmani ra dëshmor në Intifadën e Dytë që shpërtheu në vitin 2000 pasi u qëllua nga ushtarët izraelitë më 6 tetor në portën El-Esbat të Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın