Bota

Jemen, mbështetësit e lëvizjes Houthi protestojnë jashtë ambasadës amerikane

Demonstruesit mbanin parulla që denonconin vendimin e Washingtonit për të caktuar grupin si organizatë e huaj terroriste

Ekip  | 19.01.2021 - Përdıtësım : 19.01.2021
Jemen, mbështetësit e lëvizjes Houthi protestojnë jashtë ambasadës amerikane ( Mohammed Hamoud - Anadolu Agency )

Ankara

Qindra mbështetës të rebelëve Houthi të Jemenit të hënën zhvilluan demonstratë përpara ambasadës amerikane në kryeqytetin Sana’a kundër vendimit të Washingtonit për të caktuar grupin si organizatë e huaj terroriste, raporton Anadolu Agency (AA). 

Demonstruesit mbanin parulla që denonconin këtë hap të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ata po ashtu akuzuan SHBA-në për "vrasjen e jemenasve" që nga fillimi i luftës në vend.

Disa nga demonstruesit grisën flamurin amerikan, ndërsa të tjerët e shkelën me këmbë dhe ngritën parullën e njohur Houthi "Vdekje Amerikës, Vdekje Izraelit, Mallkim mbi Hebrenjtë, Fitore Islamit". Ambasada amerikane është mbyllur që kur filloi lufta në Jemen në fillim të vitit 2015.

Të dielën vonë, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi planin e tij për të caktuar grupin Houthi si një organizatë terroriste dhe për të shënuar tre udhëheqës të grupeve si terroristë global të caktuar posaçërisht, Abdullah Yahya al-Hakim, Abdul Malik al-Houthi dhe Abd al-Khaliq Badr al-Din al-Houthi.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana’a.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın