Bota

Forcat izraelite plagosën një palestinez në Bregun Perëndimor

Dëshmitarët okularë theksuan se ushtarët izraelitë qëlluan mbi një palestinez në një pikë kontrolli pranë qytetit të Nablusit

Qais Omar Darwesh Omar, Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout, Mahmut Geldi  | 17.05.2022 - Përdıtësım : 17.05.2022
Forcat izraelite plagosën një palestinez në Bregun Perëndimor Foto: Nedal Eshtayah / AA

Kuds

Ushtarët izraelitë plagosën një palestinez nën pretendimin për "përpjekje për të sulmuar me thikë" në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Një palestinez me thikë vrapoi drejt forcave në hyrje të qytetit Nablus. Ushtarët hapën zjarr dhe e neutralizuan atë. Asnjë nga ushtarët tanë nuk u lëndua", tha ushtria izraelite.

Dëshmitarët okularë theksuan se ushtarët izraelitë qëlluan mbi një palestinez në një pikë kontrolli pranë qytetit të Nablusit.

Dëshmitarët okularë, të cilët thanë se palestinezi u rrëzua përtokë, deklaruan se ende nuk ka të dhëna për identitetin apo gjendjen shëndetësore të të plagosurit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın