Mahmoud Barakat
25 Dhjetor 2018•Përditësim: 25 Dhjetor 2018
RAMALLAH (AA) – Së paku pesë palestinezë janë privuar nga liria gjatë bastisjeve të mbrëmshme të cilat forcat izraelite i kryen në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite njoftoi se bëhet fjalë për persona që dyshohen për aktivitete terroriste, por nuk saktësoi për çfarë aktivitete bëhet fjalë.
Me qëllim të presionit shtesë dhe frikësimit të palestinezëve, forcat izraelite të sigurisë tashmë çdo muaj zbatojnë bastisje nëpër vendbanime të zonës së pushtuar të Bregut Perëndimor.
Gjatë bastisjeve forcat izraelite arrestojnë dhjetëra palestinezë, përfshirë edhe të mitur. Shumica e të arrestuarve kalojnë disa ditë në paraburgim.
Sipas të dhënave të Unionit të familjeve të të burgosurve palestinezë, forcat izraelite këtë vit nga liria kanë privuar së paku 1.600 palestinezë. Në raportin e kësaj organizate theksohet se një e katërta e të arrestuarve janë të mitur, ndërsa në mesin e tyre janë edhe së paku 30 fëmijë të moshës nën 14 vjeç.
Sipas të dhënave të institucioneve palestineze momentalisht në burgjet izraelite gjenden së paku 6.000 palestinezë, përfshirë 52 gra, 430 të burgosur administrativë, gjashtë deputetë dhe 270 fëmijë.