Erdal Türkoğlu
17 Dhjetor 2016•Përditësim: 17 Dhjetor 2016
HATAY (AA) – Së paku dhjetë persona janë plagosur gjatë sulmeve të kryera në qytetin sirian Latakia, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmet janë kryer nga forcat besnike ndaj presidentit sirian Bashar al-Asad me mbështetje të avionëve ushtarakë.
Siç theksojnë burimet lokale, edhe më tej po zgjasin sulmet në rajonet nën kontroll të opozitës siriane.
Sot në mëngjes forcat e regjimit filluan bombardimin e fshatit Kibbani në Idlib. Po ashtu, sulme janë kryer edhe në Cisr es-Sugur në rrethinën e këtij qyteti sirian ku janë plagosur së paku dhjetë persona.