Bota

Finlanda fillon stërvitjen e artilerisë pranë kufirit me Rusinë

Stërvitja përfshin 2.200 ushtarë dhe 500 njësi të pajisjeve ushtarake

Kanyshai Butun  | 17.11.2025 - Përdıtësım : 17.11.2025
Finlanda fillon stërvitjen e artilerisë pranë kufirit me Rusinë

Istanbul

Stërvitja e artilerisë finlandeze "Northern Strike 225", filloi të hënën në Rovajarvi, Laplandi lindor, transmeton Anadolu.

Transmetuesi finlandez "Yle" njoftoi se stërvitja përfshin 2.200 ushtarë, përfshirë pjesëmarrës nga Polonia dhe 500 njësi të pajisjeve ushtarake. "Stërvitja kombinon fuqinë e zjarrit taktike dhe operacionale dhe praktikon integrimin e aftësive aleate", tha udhëheqësi i stërvitjes, Kimmo Ruotsalainen.

Ai shtoi se kjo është stërvitja më e rëndësishme e artilerisë dhe mortajave në Finlandën veriore për rekrutët dhe do të vazhdojë deri më 25 nëntor. Stërvitja synon të testojë funksionimin e sistemit të artilerisë së ushtrisë finlandeze në kushte të vështira të fillimit të dimrit.

Rovajarvi është poligoni kryesor i stërvitjes së artilerisë së ushtrisë finlandeze dhe zona më e madhe e stërvitjes në Evropën Perëndimore. Vendi ndodhet afërsisht 100 kilometra nga kufiri rus.

Finlanda iu bashkua NATO-s në prill 2023, duke i dhënë fund dekadave të mosangazhimit ushtarak në përgjigje të luftës Rusi-Ukrainë. Që atëherë, Helsinki ka përforcuar kufirin e saj lindor dhe ka forcuar kapacitetet e saj të sigurisë kibernetike dhe kundërzbulimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın