Gülşen Topçu
09 Dhjetor 2020•Përditësim: 09 Dhjetor 2020
Ka filluar stërvitja ushtarake mes Arabisë Saudite dhe Forcave Tokësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në rajonin verior saudit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë saudite të lajmeve, SPA, ka filluar stërvitja e quajtur "Kthetra e Skifterit-2" por nuk janë dhënë detaje mbi numrin e forcave amerikane ose sa do të zgjasë stërvitja.
Në lajm u theksua se stërvitja synon të rrisë fuqinë luftarake kundër sfidave rajonale.
SHBA dhe vendet e Gjirit, veçanërisht Arabia Saudite, akuzojnë Iranin për shënjestrimin e anijeve dhe objekteve të naftës në rajon ndërsa Qeveria e Teheranit i mohon këto akuza.