Mehmet Nuri Uçar
12 Maj 2023•Përditësim: 13 Maj 2023
Mes Istanbulit dhe kryeqytetit të Libisë Tripoli kanë filluar udhëtimet me anije, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga llogaria në Facebook e Stacionit Detare Misrata thuhet se "Anija 'Kevalay Queen', për të kryer udhëtimin e parë nga kryeqyteti Tripoli drejt Istanbulit, u nis nga porti Esh-Shiab në Tripoli për të vajtur drejt portit Zeyport të Istanbulit".
Po ashtu në deklaratë janë ndarë edhe fotografi lidhur me anijen "Kevalay Queen", udhëtarët dhe ekuipazhin e saj.
Rikujtohet se më 1 dhjetor 2021 nën partneritetin nga Karanfil Group, Kevalay Turizm dhe kompania e Hekurit dhe Çelikut të Libisë (LISCO) pas një periudhe 25 vjeçare filluan udhëtimet me anije mes qytetit Misrata të Libisë dhe qytetit Izmir në Türkiye.