Mehmet Alaca
01 janar 2023•Përditësim: 01 janar 2023
Në Filipine është rritur në 49 numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e "CNN Philippines", paraqitet një deklaratë e Këshillit Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive. Në deklaratë thuhet se nga përmbytjet kanë humbur jetën 49 persona, 16 të tjerë janë plagosur dhe se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për 22 persona.
Shumica e viktimave dhe personave të plagosur janë regjistruar në Mindanao-n Veriore, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive janë prekur të 34 qytete dhe të paktën 10 rajone të vendit.
Përmbytjet kanë prekur mbi 553.983 njerëz, 51.456 të tjerë janë zhvendosur ndërsa 10.147 ende janë në qendrat e evakuimit.
Filipinet goditen çdo vit mesatarisht nga 20 fatkeqësi, si tajfune dhe stuhi, dhe është ndër vendet që dëmtohet më shumë nga katastrofat natyrore.