Ekip
18 Dhjetor 2019•Përditësim: 18 Dhjetor 2019
Fiat Chrysler Automobiles dhe PSA Peugeot, sot njoftuan se Bordet drejtuese kanë nënshkruar marrëveshje të detyrueshme për bashkim të dy prodhuesve të automobilëve, duke krijuar kompaninë e katërt më të madhe të atomobilëve në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e përbashkët thuhet se kompania do të drejtohet nga Carlo Tavares, drejtori ekzekutiv i PSA Peugeot, kurse John Elkann, kryesuesi i Fiat Chrysler do të ushtrojë po këtë post edhe në kompaninë e sapokrijuar.
Më tej theksohet se vendimi për emrin e kompanisë së re ende nuk është sjellur, dhe se Mike Manley, drejtori ekzekutiv i Fiat Chrysler do të mbetet, por nuk është saktësuar se në çfarë roli.
Me bashkimin 50-50 lind grupacioni me fitme prej rreth 170 miliardë euro dhe me prodhimin e 8,7 milion automobilëve në vit, me çka do të radhitet menjëher pas Toyota, Volkswagen dhe Renaul-Nissan.
Kompanitë njoftuan se bashkimi i tyre pritet të realizon 3,7 miliard kursime vjetore, të cilat do të investohen në "epokën e re të mobilitetit të qëndrueshëm" dhe për përmbushjen e rregullave të reja të rrepta për emetimet në mbarë botën.
Sipas marrëveshjes së arritur, asnjë fabrikë prodhuese nuk do të mbyllet. Kursimet do të arrihen duke shkëmbyer investime në platformat e automjeteve, motorët dhe teknologjinë e re.