NnoMan Cadoret
04 Nëntor 2016•Përditësim: 05 Nëntor 2016
PARIS (AA) – Rreth 3.000 persona janë evakuuar nga kampi i refugjatëve në afërsi të stacionit të metrosë “Stalingrad” në veri të Parisit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kampi i improvizuar i refugjatëve gjendet nën stacionin e metrosë “Stalingrad” në Paris, ndërsa rreth 3.000 persona që gjendeshin në të me autobusë janë transferuar në kampet e tjera të refugjatëve në vende të ndryshme të këtij vendi.
Evakuimin e përcolli edhe prefekti i Parisit Jean-Francois Carenco. Refugjatët, kryesisht nga Eritrea, Sudani dhe Afganistani, e bënë këtë kamp nën stacionin e metrosë në mars të këtij viti pasi u shemb kampi në Calais.