Bota

Sulm në afërsi të ish-ndërtesës së Charlie Hebdo në Paris, 4 plagosur

Si pasojë e sulmit u plagosën 4 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa agresori ka mundur të largohet

Alaattin Doğru  | 25.09.2020 - Përdıtësım : 26.09.2020
Sulm në afërsi të ish-ndërtesës së Charlie Hebdo në Paris, 4 plagosur ( Alaattin Doğru - Anadolu Agency )

Paris

Katër persona u plagosën pasi një person kreu një sulm në lagjen ku ndodhet ish-ndërtesa e revistës satirike Charlie Hebdo në kryeqytetin e Francës, Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin francez, një agresor ka sulmuar me një mjet të mprehtë thikë ose satër njerëzit përreth në rrugën Nicolas-Appert në rajonin 11 ku ndodhet ish-ndërtesa e revistës satirike Charlie Hebdo. 

Si pasojë e sulmit u plagosën 4 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa agresori ka mundur të largohet. Në anën tjetër njoftohet se në rajon është lënë edhe një pako e dyshimtë. 

Policia e Parisit në një deklaratë nga llogaria në median sociale informoi se në rajon ndodhen ekipet dhe nga popullata kërkoi të mos shkojnë në zonë.

Revista satirike franceze Charlie Hebdo, më 1 shtator ripublikoi karikaturat që kishte publikuar më parë në janar 2015 me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhamed. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një deklaratë lidhur me çështjen kishte mbrojtur idenë e tij se veprimi i revistës është "liri e shprehjes".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın