Bota, Koronavirusi

Iran, shënohen 207 viktima dhe mbi 3.500 raste të reja me COVID-19

Me 207 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi numri i viktimave është rritur në 25.222

Muhammet Kurşun  | 25.09.2020 - Përdıtësım : 25.09.2020
Iran, shënohen 207 viktima dhe mbi 3.500 raste të reja me COVID-19

Teheran

Me 207 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 25.222, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 3.563 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 439.882.

Lari shtoi se 4.023 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 369.842.

Ajo informoi më tej se deri më tani në vend janë kryer 3.879.640 teste.

Zëdhënësja Lari shtoi se 29 nga 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajonve të "kuqe" dhe të "rrezikshme".


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın