Elena Teslova
07 Shkurt 2023•Përditësim: 08 Shkurt 2023
Estonia ka tërhequr zyrtarisht ambasadorin e saj në Rusi, thuhet sot në një njoftim zyrtar, raporton Anadolu.
Dekreti në fjalë u nënshkrua të hënën, sipas shërbimit për media të presidentit estonez, Alar Karis.
Javën e kaluar, Rusia degradoi marrëdhëniet e saj me Estoninë në nivelin e të ngarkuarit me punë lidhur me vendimin e Talinit për të zvogëluar personelin e misionit të saj në mes të luftës në Ukrainë.
Në të njëjtën ditë, Letonia dëboi gjithashtu ambasadorin rus, në shenjë solidariteti me Estoninë.
Lituania, fqinji i tretë baltik i Moskës, prillin e kaluar degradoi marrëdhëniet diplomatike me Rusinë dhe tërhoqi ambasadorin e saj nga Moska, në prag të fillimit të luftës, shkurtin e kaluar.
Në tetor, Sergey Ryabokon, i ngarkuari me punë i Rusisë në Lituani, u shpall gjithashtu "persona non grata".
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov dënoi aktin, duke e quajtur qëndrim "jashtëzakonisht agresiv" të shteteve baltike dhe Polonisë dhe shtoi se "vendet e mëdha evropiane" duhet të balancojnë qëndrimin e tyre.