Rustam Mikayilli
29 Mars 2016•Përditësim: 29 Mars 2016
VILNIUS (AA) - Ministria e Jashtme e Estonisë njoftoi se i ka dërguar notë proteste Rusisë pasi një avion luftarak rus shkeli hapësirën ajrore të Estonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë estoneze të Mbrojtjes thuhet se një avion luftarak rus i llojit An-26 ka shkeluar hapësirën ajore të Estonisë në afërsi të ishullit estonian Vaindloo në gjirin e Finlandës.
Më tej në reagim thuhet se avioni rus i cili duhej të fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare ka qëndruar më pak se një minutë në hapësirën ajrore të Estonisë dhe se pilotët nuk kanë kontaktuar me Shërbimin e Aviacionit të Estonisë.
Pas këtij incidenti Ministria e Jashtme e Estonisë i ka dërguar notë proteste ambasadorit rus në Tallinn.