Zafer Fatih Beyaz
07 Tetor 2020•Përditësim: 07 Tetor 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i cili ndodhet për vizitë pune një ditore në Katar u takua me emirin e këtij vendi, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi që u zhvillua kokë më kokë për 1 orë e 10 minuta në rezidencën ‘Sea Palace‘ në kryeqytetin Doha u mbajt me dyer të mbyllura për shtypin.
Pas takimit Erdoğan dhe Al Thani kaluan në një drekë pune.