Tuba Şahin
28 Shkurt 2017•Përditësim: 01 Mars 2017
ANKARA (AA) - Eksportet e Turqisë filluan vitin me rritje të konsiderueshme, ka bërë të ditur Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) të martën, raporton Anadolu Agency (AA).
Eksportet e Turqisë në muajin e parë të vitit ishin në 11.3 miliardë dollarë, një rritje prej 18.1 përqind nga viti në vit. Gjithashtu importet janë rritur në 15.6 miliard dollarë, me një rritje pothuajse prej 16 përqind.
TurkStat deklaroi se deficiti i tregtisë së jashtme të vendit është rritur me 10.3 përqind në janar nga viti në vit, duke arritur në 4.3 miliard dollarë.
Eksportet e vendit në BE, partnerin kryesor tregtar të Turqisë, janë rritur me 12 përqind në janar duke arritur në 5.3 miliard dollarë.
Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së, është kërkuesi më i madh i mallrave turke në muaj, me vlerë tregtare prej rreth 1.1 miliard dollarë, pason Iraku me 684 milion dollarë të importeve nga Turqia.
Turqia ka importuar rreth 1,9 miliardë dollarë mallra nga Kina në janar. Rusia radhitet si eksportuesi i dytë më i madh në vend, me pothuajse 1.5 miliard dollarë për muaj dhe Gjermania vendi i tretë me pothuajse 1.2 miliard dollarë.