Diyar Güldoğan
28 Shkurt 2017•Përditësim: 28 Shkurt 2017
BAKU (AA) - Një ushtar i Azerbajxhanit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat e ushtarëve të Armenisë të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të trupave azere, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, ushtari Elvin Ahmedov ishte plagosur gjatë një provokimi të ushtrisë armene, por nuk ka dhënë detaje se kur dhe ku është plagosur ushtari i cili më vonë ka ndërruar jetë në spital.
Malësia e Karabakut është rajon në Azerbajxhan që më 6 janar të vitit 1992 njëanshëm shpalli pavarësinë. Pjesa më e madhe e banorëve janë armenë që konsiderojnë se duhet të jetë pjesë e Armenisë. Rajoni është nën kontroll të ushtrisë armene dhe separatistëve të luftës armeno-azere, që përfundoi në vitin 1994.
Tre rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (853, 874 dhe 884), si dhe rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara 19/13 dhe 57/298, Malësinë e Karabakut e trajtojnë si territor azer.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i referohet rajonit si pjesë e okupuar nga forcat armene.