Ekonomi

Turqi, prodhimi industrial shënon rritje për 6,4 për qind në maj

Rritje më të madhe në krahasim me vitin e kaluar kanë regjistruar produktet e teknologjisë së lartë me një rritje prej 12,2 për qind

Muhammed Ali Gürtaş  | 17.07.2018 - Përdıtësım : 18.07.2018
Turqi, prodhimi industrial shënon rritje për 6,4 për qind në maj

Ankara

ANKARA (AA) - Prodhimi industrial i Turqisë në maj ka shënuar rritje për 6,4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur sot Agjencia Turke e Statistikave TurkStat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Indeksi i prodhimit tregon se rritje më të madhe në krahasim me vitin e kaluar kanë regjistruar produktet e teknologjisë së lartë me një rritje prej 12,2 për qind.

Në nivel mujor, prodhimi i përgjithshëm industrial në Turqi është ulur për 1,6 për qind në maj, krahasuar me prillin.

Sipas njoftimit të TurkStat, qëllimi i përllogaritjes të indeksit mujor të prodhimit industrial është matja e zhvillimit ekonomik dhe efekteve pozitive dhe negative të vendimeve politiko-ekonomike në afat të shkurtër.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın