Bota

Ekipi i NATO-s garon në stërvitjen për krizë kibernetike në Estoni

Ekipi merr pjesë në stërvitjen e bazuar në lojërat kompjuterike për të mbrojtur shërbimet vitale dhe infrastrukturën kritike nga sulmet kibernetike

Gözde Bayar  | 09.04.2019 - Përdıtësım : 09.04.2019
Ekipi i NATO-s garon në stërvitjen për krizë kibernetike në Estoni

Ankara

Një ekip i përbërë prej rreth 40 ekspertëve të sigurisë kibernetike nga NATO po garojnë në "Locked Shields 2019", stërvitjen kibernetike më të madhe në botë që filloi sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stërvitja vjetore, e organizuar nga Qendra Kooperative e Ekselencës për Mbrojtje Kibernetike (CCDCOE) në suaza të NATO-s në Estoni, është një mundësi unike për ekspertët kibernetikë për të avancuar aftësitë e tyre në mbrojtjen e sistemeve kombëtare të teknologjisë informatike (IT) dhe infrastrukturën kyçe gjatë sulmeve reale, thuhet gjithashtu në kumtesën e Aleancës Veriatlantike.

Stërvitja treditore përdor qasje të skenarëve të sulmeve realë, bazuar në lojërat kompjuterike, duke u mundësuar pjesëmarrësve që të marrin rolet e tyre në ekipet fiktive të reagimit, në ambient laboratorik.

Skenari i stërvitjes së sivjeme përfshin një vend imagjinar të quajtur Berylia, e cila përballet me sulme kibernetike ndaj infrastrukturës civile gjatë mbajtjes së zgjedhjeve.

Sulmi shkakton ndërprerje të theksuara në sfera si sistemi i pastrimit të ujit, rrjetin e energjisë elektrike dhe rrjetet e sigurisë publike 4G.

Qëllimi kryesor i ekipit është që të mbrojë rrjetet nga sulmet e mëtejme.

Ekipi i NATO-s, që doli si fitues në garën e mëparshme Locked Shields, është përforcuar këtë vit me 10 vullnetarë nga gjashtë vende anëtare të NATO-s: Turqia, Bullgaria, Kroacia, Norvegjia, Rumania dhe Sllovenia.

Më shumë se 1.000 mbrojtës kibernetikë ndërkombëtarë dhe vendimmarrës do të marrin pjesë në këtë stërvitje.

Locked Shields është një mundësi unike për të inkurajuar eksperimentimin, trajnimin dhe bashkëpunimin mes anëtarëve të CCDCOE, NATO dhe vendeve aleatë që nga viti 2010.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın