Said İbicioğlu
25 Gusht 2019•Përditësim: 26 Gusht 2019
Egjipti vendosi të mbyllë për 3 ditë pikën kufitare Refah, e cila është pika e vetme që hapet drejt botës për Gazën nën bllokadën izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme në Gaza, thuhet se autoritetet egjiptiane kanë marrë vendimin që duke filluar sot të mbyllin për 3 ditë kalimet nga të dyja anët në pikën kufitare Refah.
Derisa nuk është dhënë informacion lidhur me arsyet e mbylljes, bëhet e ditur se edhe nga pala egjiptiane nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.
Nga 7 pika kufitare me Rripin e Gazës përveç pikës Refah që ndodhet nën kontrollin e Egjiptit, 6 pikat e tjera janë nën kontrollin e Izraelit.
Izraeli prej vitesh 4 nga këto pika i ka të mbyllur ndërsa lejon të punojnë me kufizime të ndryshme pikën kufitare Kerm Ebu Salim për kalimin e produkteve tregtare si dhe pikën Bejt Hanun për kalimin e udhëtarëve.