Bota

Egjipti fajëson Emiratet e Bashkuara Arabe për humbjet e fundit të Haftarit

Dallimet midis Kajros dhe Abu Dhabit kanë dalë në sipërfaqe pasu Ushtria Libiane rimori bazën strategjike ajrore Al-Watiya

Ali H. M. Abo Rezeg  | 21.05.2020 - Përdıtësım : 22.05.2020
Egjipti fajëson Emiratet e Bashkuara Arabe për humbjet e fundit të Haftarit

Ankara

Autoritetet egjiptiane kanë akuzuar Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) si përgjegjëse për humbjet e fundit që Ushtria Libiane ua ka shkaktuar milicive të gjeneralit renegat Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportimin e së përditshmes londineze "Al-Araby Al-Jadeed" citohen burime egjiptiane që thonë se Kajro është "shumë e zhgënjyer" nga "lëvizjet e njëanshme" të EBA në krizën libiane.

Burimet thonë se dallimet midis Kajros dhe Abu Dhabit kanë dalë në sipërfaqe pasu Ushtria Libiane rimori bazën strategjike ajrore Al-Watiya.

Burimet shtuan se Egjipti kia frikë se qeveria libiane mund t'i kërkonte Turqisë të ndërtojë një bazë ushtarake në vend në përputhje me marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar vitin e kaluar midis dy vendeve.

Egjipti, së bashku me EBA, Francën, Rusinë dhe Arabinë Saudite janë mbështetësit kryesorë të milicive të Haftarit.

Megjithatë, raporti thotë se Egjipti kërkoi nga EBA të mbështesin përpjekjet për një rrugëdalje politike nga kriza aktuale e Libisë.

Të hënën, Ushtria Libiane rimori bazën ajrore Al-Watiya të mbajtur nën pushtim nga milicitë e Haftarit për 6 vjet.

Kjo ndodhi pasi Ushtria Libiane shkatërroi tre sisteme të mbrojtjes ajrore të tipit Pantsir të prodhuar nga Rusia të përdorura nga forcat e Haftarit të cilat gjithashtu furnizoheshin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qeveria ka qenë nën sulme nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit 2019 dhe më shumë se 1.000 persona janë vrarë gjatë dhunës. Ajo filloi operacionin më 26 mars për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit.

Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.