Alı H. M. Abo Rezeg
16 Janar 2020•Përditësim: 16 Janar 2020
Fondacioni për të drejtat e njeriut Skyline International me seli në Stockholm të Suedisë ka dënuar bastisjen e Zyrës së Anadolu Agency (AA) në Kajro nga ana e policisë së Egjiptit dhe arrestimin e disa gazetarëve.
Moath Hamid, kreu i organizatës joqeveritare për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në një kumtesë thotë se arrestimi i gazetarëve tregon se autoritetet egjiptiane vazhdojnë të shënjestrojnë punën gazetareske dhe lirinë e mediave.
Të martën vonë, policia egjiptiane kreu bastisje në Zyrën e AA-së në Kajro dhe arrestoi 4 punonjësit e saj.
Anëtarët e stafit, përfshirë një shtetas turk, u dërguan në një vend të panjohur.
"Kjo është plotësisht e paligjshme", tha Hamed, duke pohuar "shqetësimin serioz të OJQ-së se akuzat ndaj stafit të AA-së mund të jenë të pasakta dhe dashakeqe" shkaku i dallimeve politike midis Turqisë dhe Egjiptit.
Ai u bëri thirrje autoriteteve egjiptiane që të mos përfshijnë mediat në mosmarrëveshjet politike, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarëve të ndaluar.
Turqia dënoi veprimin e autoriteteve të Egjiptit dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të anëtarëve të stafit të AA-së.