Bota

EBA kërkon që SHBA-ja të shpall sërish Huthit si organizatë terroriste

Ministri i Jashtëm i EBA-së, Abdullah bin Zayed Al-Nahyan zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken pas sulmeve që Huthit kryen në Abu Dhabi

İdris Sülün  | 18.01.2022 - Përdıtësım : 18.01.2022
EBA kërkon që SHBA-ja të shpall sërish Huthit si organizatë terroriste

Stamboll

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kërkojnë që SHBA-ja të shpall sërish Huthit si organizatë terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Axios, ministri i Jashtëm i EBA-së, Abdullah bin Zayed Al-Nahyan zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken pas sulmeve që Huthit kryen në kryeqytetin Abu Dhabi.

Në bisedën telefonike Zayed kërkoi që SHBA-ja të shpall sërish Huthit si organizatë terroriste.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pak kohë pas ardhjes në detyrë anuloi vendimin e ish-presidentit Donald Trump për shpalljen e Huthive si organizatë terroriste, me arsyen se ajo pengonte dhënien e ndihmës humanitare për popullin e Jemenit.

Sipas informacionit të dhënë nga një zyrtar i lartë i EBA-së, thuhet se në bisedën mes Bin Zayed dhe Blinken në rend dite është shtruar çështja që Huthit të shpallen sërish si organizatë terroriste për shkak të akteve të tyre aktuale.

Administrata e SHBA-së dënoi sulmin me mjet të armatosur ajror pa pilot (dron) që milicët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen kryen ndaj Abu Dhabit.

Në sulm humbën jetën 3 persona ndërsa 6 të tjerë u plagosën

Ishte njoftuar se 3 persona humbën jetën ndërsa 6 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit në 3 cisterna karburanti nga një sulm me dron që u krye dje në zonën Musaffah të Abu Dhabit.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree në një deklaratë për kanalin Al-Masirah të Huthive tha se: "Në orët e ardhshme do të jepte një deklaratë lidhur me sulmin ushtarak që u krye në thellësi të EBA-së".

Ministria e Brendshme e EBA-së në një deklaratë pas sulmit tha: "Dënojmë sulmin e Huthive që vendosën në objektiv territorin e EBA-së dhe objektet civile. Ky sulm nuk do të mbesë pa ndëshkim. EBA ruan të drejtën e saj për kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve terroriste dhe përshkallëzimit të tensioneve".




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın