Ekip
20 Nëntor 2019•Përditësim: 20 Nëntor 2019
Një tërmet me fuqi prej 5.4 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur bregdetin jugor të Paqësorit të Meksikës para agimit, vetëm disa orë pas tërmetit prej 6.3 ballë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Gjeologjik i SHBA-ve tha se të dy tërmetet ndodhën pothuajse në të njëjtin vend, afër bregut tek kufiri Meksikë-Guatemalë.
Megjithatë, ende është e paqartë nëse tërmeti 5.4 ballë në orën 11:30 sipas kohës lokale ishte lëkundja përcjellëse e tërmetit me fuqi prej 6.3 ballë, që u regjistrua në orën 4:27 të mëngjesit.
Zyra e Mbrojtjes Civile e shtetit jugor Chiapas tha se nuk ka raportime për dëme.