Zuhal Demirci
21 gusht 2016•Përditësim: 22 gusht 2016
ZAMBOANGA (AA) - Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, pas kritikave të Kombeve të Bashkuara ndaj tij dhe vendit në lidhje me luftën kundër trafikut të drogës, ai ka kërcënuar OKB-në për largimin nga kjo organizatë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duterte në një deklaratë për shtyp duke kritikuar OKB-në për ndërhyrje ndaj vendit të tij në lidhje me luftën kundër drogës, tha se "Ndoshta do të detyrohemi të vendosim për largimin nga OKB-ja."
Presidenti Duterte ka akuzuar OKB-në e cila kritikon vrasjen e trafikantëve të drogës në Filipine se ajo qëndron e heshtur përballë ngjarjeve të dhunshme në Lindjen e Mesme që janë edhe më vdekjeprurëse.
Duke treguar fotografinë e 5 vjeçarit Ümran Daknes i cili ishte plagosur në një sulm në qytetin Halep të Sirisë, Duterte tha se SHBA-ja dhe OKB-ja nuk kanë mundur të ndalojnë konfliktet vrastare në Siri, por se kanë kryer një breshëri kritikash ndaj tij në lidhje me vrasjen e trafikantëve të drogës.