İnci Gündağ
15 Shtator 2016•Përditësim: 15 Shtator 2016
LONDËR (AA) – Qeveria britanike ka dhënë dritën jeshile për ndërtimin e centralit bërthamor të planifikuar të themelohet në Hinkley Point në veri të vendit, raporton Anadolu Agency.
Faza e nënshkrimit të marrëveshjes për centralin e parë bërthamor i cili do të ndërtohet në Britani pas 20 vitesh, ishte shtyrë në muajin korrik për në vjeshtë me vendimin që qeveria britanike e kishte marrë në momentin e fundit.