Abdulbesar Ademi
29 shtator 2025•Përditësim: 29 shtator 2025
Mbrëmë qielli mbi liqenin Beach në rajonin Chugiak të Alaskës u zbukurua me vello të ndritshme ngjyrë jeshile dhe vjollcë të aurorës, raporton Anadolu.
Dritat veriore, të formuara nga grimcat diellore që përplasen me atmosferën e Tokës, valëviteshin në horizont dhe reflektoheshin nga uji, duke krijuar një spektakël natyror marramendës.
Shërbimi Meteorologjik Kombëtar paralajmëroi se dritat veriore mund të shihen edhe në ditët në vijim, në varësi të kushteve të motit dhe aktivitetit gjeomagnetik.
Aurora është një prej atraksioneve më të mëdha turistike në Alaskë, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota për të përjetuar këtë “lojë të dritës” unike në qiellin arktik.